Kategori



Allmän information

Lokalitet: Malmö, Sweden



Adress: Östra Hindbyvägen 26B 21374 Malmö, Sweden

Hemsida: www.rrbsh.com

Anhängare: 1074

Recensioner

Lägg till recension

Facebook -blogg



RRBSH Suedi 26.09.2021

Takimi i IV-të pune me kryesinë e rrjetit në Malmö: U bisedua për planet e ardhshme për vitin 2020 si dhe një reflektim per vitin që do lem pas.

RRBSH Suedi 25.09.2021

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, i kryesuar nga z. Mustafë Abazi, ka organizuar një darkë pune me përfaqësues të Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare në Botë, ku ishte i ftuar edhe Rrjeti i Bizneseve në Suedi. Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi, z. Albert Jashari, ka falenderuar z. Mustafë Abazi për pritjen që kishte organizuar në Berlin, duke krijuar një mundësi të re të bashkëpunimit mes përfaqësuesve të rrjeteve të bizneseve. Në këtë mbrëmje ishte edhe ...afaristi i njohur shqiptar në botë, President nderi i RBDSH:ës z. Lazim Destani, Drejtori Ekzekutiv z.Naim Dedushaj, pastaj Ambasadorët Beqë Cufaj, Skënder Xhakaliu, përfaqësues të Muzeut të Kosovës si dhe afaristë dhe anëtarë të kryesisë së Rrjetit te Bizneseve në Gjermani. Darka i parapriu një ekspozite për rrugëtimin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kurse sot, në Berlin u mbajt një akademi përkujtimore për Ibrahim Rugovën, në 14 vjetorin e vdekjës së tij. See more

RRBSH Suedi 24.09.2021

RRJETI I BIZNESEVE SHQIPTARE TAKOHET NE PARIS Bordi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare ka zhvilluar një takim treditor në Paris, për të diskutuar mbarvajtjen e këtij rrjeti në shtetet ku është i shtrirë. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Rrjetit të Bizneseve për Suedi, z. Albert Jashari, i cili ka theksuar nevojën për koordinimin më të mirë dhe më dinamik të përfaqësuesve të rrjetit. Z.Jashari ka propozuar me ketë rast, që ish anëtarë të rrjetit, kolegë...t të tyre afaristë, të cilët kanë qenë më herët në këtë mekanizëm, të kthehen dhe të jenë përsëri anëtarë dhe propozimi i tij është mirëpritur nga anëtarët tjerë të Bordit, duke konsideruar se dera është e hapur për të gjithë të interesuarit që mund të japin kontributin e tyre. Anëtarë të Bordit, u dakorduan për planet e RRBDSH për të ardhmen. Z. Jashari ka falënderuar kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Francë, z. Haziz Vardari, bashkë me stafin e tij, për pritjen e veçantë që kishte organizuar. Në takim kanë marrë pjesë kryetarët e Rrjeteve të Bizneseve nga vende të ndryshme të Evropës, SHBA dhe Kanadaja.

RRBSH Suedi 23.09.2021

PRESIDENTI I RRJETIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE NË BOTË NË SELINË E VATRËS - BIZNESMENI NAZAR -NICK MEHMETI URON KRYETARIN E VATRËS DHE REGJISTROHET ANËTAR I FEDERATËS - Së Shpëjti do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Botë dhe Federatës Pan Shqiptare të Amerikës"VATRA"-...Continue reading